
Ish-Kryeministri Siulvio Berlusconi u shtrua në spital të premten për shkak përkeqësimit të shëndetit si pasojë e Covid-19, njoftoi Partia e tij Forza Italia.
Njoftimi tha se gjendja e tij nuk është shqetësuese. Berlusconi u izolua të martën, në vilën e tij në Arcore, në very të Milanos.
Berlusconi i ka dërguar një video mbështetësve të tij në Forza Italia, ditën e enjte dhe tha se temperatura i kishte kaluar.
“Nuk kam më temperaturë, as dhimbje, dua të sigurojë këdo që jam mirë”, tha ai në video.