BERZH i jep kredi prej 218 milionë eurosh KESH-it

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të financojë KESH-in me një kredi prej 218 milionë euro, për të paguar borxhet.

Sipas Bankës, kjo kredi do të ndihmojë në arritjen e një qëndrueshmërie afatgjatë të KESH-it dhe gjithë sektorit energjitik në Shqipëri.

KESH do ta përdorë këtë kredi për të rifinacuar dhe zgjatur kreditë që ka marrë në bankat komerciale.

Shuma prej 218 milionë eurosh do jepet në dy këste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>