Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia është emëruar në grupin negociator të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe aty thuhet se Kadia zëvendëson Belinda Ikonomin në grupin negociator.
Pjesë e grupit negociator është bërë dhe i Zëvendësministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni e cila ka zëvendësuar Fjoralba Cakan.
Besart Kadia u emërua pak kohë më parë si zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Financave. Ky lajm u komentua gjerësisht me media duke qenë se ai kishte shërbyer më parë në strukturat e Partisë Demokratike.