Besnik Halili mohon lidhjet me Antonio Gallon dhe Ndrangetan

Nga Exit News
Besnik Halili mohon lidhjet me Antonio Gallon dhe Ndrangetan

Sipërmarrësi Besnik Halili, emri i së cilit u përmend në media si ‘Niku’ në përgjimet e Ndrangetas, ka mohuar lidhjet me të.

Në një deklaratë për MCN TV, Halili pranoi se e njihte sipërmarrësin kalabrez Antonio Gallo, por nuk ka bashkëpunuar kurrë me të:

“Marrëdhënia ime e biznesit me Zotin Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet me shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të Zotit Gallo. Kam patur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar.”

Halili është pronari i vetëm i kompanisë ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk’ dhe president i grupit ‘Sol’. Kompania tregton gazra dhe materiale të tjera spitalore.

Pyetur për lidhjet e tij me Bashkinë Tiranë dhe ndërtimin, zoti Halili tha se nuk është marrë asnjëherë me ndërtim dhe nuk ka patur marrëdhënie biznesi me Bashkinë Tiranë.

Në përgjimet e zbardhura si pjesë e dosjes së hetuar nga anti-mafia italiane për sipërmarrësin Gallo, emrin ‘Nik’ dhe ‘kompania Sol’ përmenden në të paktën një bisedë me Gallos dhe përfaqësuesit të politikanëve Brutto.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>