
Tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor janë betuar të enjten para presidentit Ilir Meta.
Gjyqtarët, të cilët u përzgjodhën dy ditë më parë me short, janë:
- Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Tiranë;
- Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Lushnjes;
- Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Krujës;
- Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës;
- Edlira Petri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
- Sokol Ibi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Korçë;
- Emona Muci, gjyqtare pranë Gjykatës së Pogradecit;
- Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Të gjithë gjyqtarët e përzgjedhur e kanë kaluar vetingun me formë të prerë.
Kolegji Zgjedhor është organi që do të gjykojë ankimimet ndaj vendimeve të KQZ-së.