Betohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
Betohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Sot me 24 dhjetor u betua para Presidentit anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Presidenti Ilir Meta dekretoi Kalon si anëtar të Gjykatës Kushtetuese të mërkurën.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi presidentit listën me dy kandidatë për njërën nga vakancat që ishte shpallur nga ai.Exit argumentoi në një shkrim se ky veprim i KED është në shkelje të ligjit.

Kandidatë për ishin Përparim Kalo dhe Aleksandër Toma.

Përparim Kalo është jurist. Që prej vitit 1994 ka punuar pranës zyrës së tij të avokatisë.

Prej mesit të vitit 2018, Gjykata Kushtetuese nuk ka funksionuar në Shqipëri për shkak të nisjes së procesit të vetingut.

Gjykata Kushteteuese ka 9 anëtarë dhe ligji parashikon që vendimet të merren me shumicën e të gjithë anëtarëve.

Pra që një vendim të miratohet kërkohen minimumi 5 vota pro. Në kushtet aktuale, kjo do të thotë se 6 anëtarët e emëruar duhet të jenë unanim pro ose vetëm një kundër, marrjes së një vendimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>