Beyonce dhe Taylor Swift thyejnë rekordin në ‘Grammy’

Nga Exit News
Beyonce dhe Taylor Swift thyejnë rekordin në ‘Grammy’

Ishte një natë historike, triumfuese për gratë në muzikë në çmimet ‘Grammy’ 2021. Një sërë artistesh femra fituan çmimet kryesore.

Beyonce fitoi çmimi për këngën më të mirë himnin e Black Lives Matter ‘I Can’t Breathe’. Taylor Swift u bë këngëtarja e parë që fitoi çmimin për albumin më të mirë për të tretin vit radhazi.

Megan Thee Stallion fitoi si artistja më i mirë e re ashtu edhe performancën më të mirë të repit për remix e saj Savage me Beyoncé. Dua Lipa fitoi çmimin për labumin më të mirë pop “Future”.

Beyonce shënoi rekord të ri në ndarjen e çmimeve Grammy, me fitoren e saj të 28-të. Ylli i muzikës u kthye në gruan me më  shumë çmime në historinë e Grammyt, duke tejkaluar edhe këngëtaren Alison Krauss.

“Jam e nderuar, jam aq e lumtur”, u shpreh ajo teksa ka pranuar trofeun për performancën në zhanrin R&B, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së 14 marsit ka pranuar edhe tre trofe të tjerë.

Taylor Swift po ashtu bëri histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë grua që ka fituar çmimin për albumin më të mirë në vitit tri herë.

Vetëm tre artistë tjerë kanë fituar tre herë çmimin për albumin më të mirë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

Një nga fjalimet më emocionale u mbajt nga reperja amerikane Megan Thee Stallion, e cila ia ka dedikuar nënës së saj çmimin për artisten më të mirë.

“Ajo nuk ka mundur të jetë me mua sonte. Mirëpo ajo e ka ditur se unë do të jem pjesë e Grammyt. Unë jam aq mirënjohëse që jam këtu”, tha ajo.

Ceremonia e këtij viti u mbajt duke respektuar distancën fizike, për shkak të pandemisë së koronavirusit, si dhe performancat e këngëtarëve kanë qenë të regjistruara paraprakisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>