Biden autorizon 300 milion $ për evakuimin e bashkëpunëtorëve afgan

Biden autorizon 300 milion $ për evakuimin e bashkëpunëtorëve afgan

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden autorizoi të premten deri në 100 milion dollarë, nga një fond emergjence për nevojat “e papritura” të refugjatëve afgan.

Sipas një raportimi të Reuters, fondi do të shkojë për evakuimin e ish-stafit vendas, pas tërheqjes së trupave të SHBA-ve dhe NATO-s nga vendi, të cilët kërcënohen nga hakmarrja e trupave talebane.

Për këtë arsye, SHBA-ja ka filluar lëshilim e vizave për emigracion të veçantë dhe fondi do të ndihmojë në sistemimin e mijra aplikantëve.

Vizat e veçanta të emigracionit u vunë në dispozicion të afganëve që kanë punuar si përkthyes ose në punë të tjera për qeverinë e SHBA pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA në 2001.

Grupi i parë i evakuuarve dhe familjet e tyre pritet të fluturojnë pas pak ditësh në Fort Lee, një bazë ushtarake amerikane në Virxhinia. Aty do të presin përpunimin e aplikimeve të tyre dhe vendim mbi statusin e tyre.

Biden po ashtu autorizoi edhe 200 milion dollarë në shërbime dhe artikuj nga inventarët e agjencive qeveritare të SHBA, për të përmbushur të njëjtat nevoja.

Administrata Biden po shqyrton të gjitha objektet për pritjen e emigrantëve, ku mund të strehohen bashkëpunëtorët afgan.

Deri tani janë rreth 18 000 aplikime duke u përpunuar në kohë rekord, sipas zyrtarëve amerikanë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>