Biden, bisedë të gjatë telefonike me presidentin kinez Xi

Nga Exit News
Biden, bisedë të gjatë telefonike me presidentin kinez Xi

Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një ditë më parë një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping për rreth 90 minuta.

Kjo përbën herën e dytë që dy udhëheqësit flasin, pas marrjes së mandatit të presidentit nga Biden në janar të 2021.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, palët diskutuan mbi “përgjegjësinë e dy vendeve të tyre, për të siguruar që konkurrenca nuk do të kthehet në konflikt”.

Përveç garës për ndikim ekonomik, raportet SHBA – Kinë janë tensionuar më shumë për shkak të pandemisë. SHBA-ja kritikon Kinën edhe për mungesë transparence sa i përket origjinës së koronavirusit.

Ajo po ashtu ka shënjestruar Kinën për mosrespektim të të drejtave të njeriut, në lidhje me ndërhyrjen në Tajvan dhe për mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës së Jugut. Takimet e nivelit të lartë të këtij vitit kanë patur pak rezultate për kët çështje, sipas një raportimi nga Reuters.

“Dy udhëheqësit kanë pasur një diskutim të gjerë strategjik për fushat, ku interesat tona përputhen dhe fushat, ku interesat, vlerat dhe perspektivat tona ndryshojnë,” deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Transmetuesi shtetëror kinez tha se biseda ishte “e sinqertë dhe e thellë”, duke shtuar se ajo ka mbuluar “çështje me interes të ndërsjellë”.

Xi ka shprehur rezerva ndaj politikës aktuale amerikane ndaj Kinës, e cila paraqeste “vështirësi serioze” në marrëdhënien mes tyre.

LEXO  Takimi Biden-Johnson: Palët diskutojmë mbi klimën dhe një marrëveshje tregëtare

Por, sipas medias shtetërore,  palët ranë dakord të mbanin kontakte të shpeshta dhe të kërkonin rritjen e komunikimeve mes ekipeve negociuese.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>