Biden dhe Harris zgjidhen “Personi i Vitit” nga revista Times

Nga Exit News
Biden dhe Harris zgjidhen “Personi i Vitit” nga revista Times

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë zgjedhur si “personat e vitit” nga revista Times.

Zgjedhja u bë mes tyre dhe mjekëve që punojnë në front kundër pandemisë, përfshi ktu edhe Dr. Anthony Fauci), lëvizjes për barazi rracore dhe Presidentit Trump.

Kryeredaktori i Times, Edward Felsenthal tha se Biden dhe Harris u zgjodhën pasi ndryshuan historinë e Amerikës dhe treguan se ndjeshmëria është më e fuqishme se forcat ndasore.

Tradita e përzgjedhjes së personit të vitit nga kjo revistë ka filluar prej vitit 1927 dhe ajo bazohet jo mbi popullaritetin, por reflekton personin ose personat që kanë ndikuar më shumë lajmet dhe jetët e qytetarëve, për mirë apo për keq.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>