Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendës presidenti aktual Mike Pence do të vaksinohen në ditët në vijim kundër koronavirusit, raporton Reuters.
Pence do të vaksinohet në një ceremoni publike të premten, më 18 dhjetor, ndërsa presidenti i zgjedhur Biden mund të vaksinohet në javën e ardhshme.
Më herët u njoftua se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të vaksinohen kundër COVID-19 këtë javë.
SHBA-të filluan vaksinimin më 14 dhjetor kundër COVID-19, tre ditë pasi u miratua përdorimi i saj.