Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për ligjin kundër abortit në Teksas

Nga Exit News
Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për ligjin kundër abortit në Teksas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do ta kundërshtojë fuqishëm ligjin e ri të shtetit të Teksasit, Akti i Rrahjeve të Zemrës, i cili ndalon abortin pas identifikohet rrahja e zemrës te fetusi.

Për më tepër, kushdo në Teksas mund të padisë këdo që përfshihet në sigurimin ose lehtësimin e abortit, pas gjashtë javëve të para të shtatzënisë.

Presidenti Biden akuzoi Gjykatën Supreme për “kaos jokushtetues” dhe e cilësoi vendimin për të mos e bllokuar ligjin si një “sulm të paparë” mbi të drejtat e grave.

Ai tha se ligji shkel preçedentin historik Roe v Wade të vitit 1973, me të cilin Gjykata Supreme legalizoi abortin në të gjithë SHBA-në.

“Gjykata më e lartë e vendit tonë do të lejojë që miliona njerëz në Teksas që kanë nevojë për kujdes riprodhues, të vuajnë, derisa gjykatat të analizojnë kompleksitetin procedural,” citohet Biden në një raportim të BBC.

Ai tha se ka kërkuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, si dhe nga Departamenti i Drejtësisë, të shohin se çfarë hapash mund të ndërmarren për të mbrojtur gratë dhe ofruesit e shërbimeve të abortit.

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, u përgjigj se shteti i tij “gjithmonë do ta mbështesë të drejtën për jetë”. Ai e nënshkroi ligjin për abortin në muajin maj.

Grupet e të drejtave të njeriut i kërkuan Gjykatës Supreme ta bllokojë ligjin, por ajo refuzoi, duke votuar me pesë vota në favor të ligjit dhe katër kundër.

LEXO  Ambasadori rus në SHBA mbërrin në Moskë për sqarime

Gjykatësit thanë se vendimi i tyre nuk është shterues dhe se ai mund të sfidohej ligjërisht më tej.

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, e kontrolluar nga demokratët, po planifikon të debatojë dhe votojë një legjislacion që synon t’u ndalojë shteteve miratimin e rregullave të ashpra kundër abortit, deklaroi kryetarja Nancy Pelosi të enjten, por vështirë që ky ligj të kalojë në Senat.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>