
“Jam i nderuar dhe i përulur nga besimi që populli amerikan ka vendosur tek unë dhe te Zëvendës-Presidentja e zgjedhur Harris.”
Kështu nis deklarata e parë e ekipit të Joe Bidenit menjëherë pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve presidenciale.
“Përballë pengesave të papara, një numër rekord amerikanësh votuan, duke provuar edhe një herë, që demokracia rreh thellë në zemrën e Amerikës,” vazhdon më tej deklarata.
Biden bën thirrje për bashkimin e të gjithëve dhe lënien mënjanë të retorikës dhe përplasjes:
“Me përfundimin e fushatës, është koha të vendosim zemërimin dhe retorikën e ashpër pas nesh dhe të bashkohemi si një komb. Është koha që Amerika të bashkohet. Dhe të shërohet.
Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë, nëse e bëjmë së bashku.”