Biden takohet me Erdogan, diskutojnë genocidin e 1915-ës

Biden takohet me Erdogan, diskutojnë genocidin e 1915-ës

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti turk Tayyip Erdogan do të takohen të hënen për të diskutuar mbi Sirinë, Afganistanin dhe çështje të tjera rajonale.

Për takimin, e planifikuar në 14 qershor, Erdogan tha se do të diskutojë njohjen e masakrës së armenëve në Perandorinë Osmane, të 1915, e cila e hoqi Turqinë nga një program i avionëve luftarakë F-35.

Të dy liderët do të rishikojnë marrëdhëniet dhe mënyrat sesi Shtetet e Bashkuara dhe Turqia mund të zgjidhin “dallimet e tyre të konsiderueshme mbi vlerat dhe të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera “, raporton Reuters.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit kanë qenë të tensionuara për disa çështje, nga blerja nga Turqia të sistemeve ruse të mbrojtjes që rezultuan në sanksione të SHBA, qëndrimet e ndryshme ndaj Sirisë, si dhe kritikat e SHBA mbi respektimin e të drejtave të njeriut nga qeveria e Ankarasë.

Të dy aleatët e NATO-s gjithashtu kanë pikëpamje të ndryshme në konfliktin e Nago-Karabakut si dhe ambiciet për naftës dhe gaz të Ankarasë në Mesdheun lindor ndërsa roli i mundshëm i Turqisë në Afganistan pas tërheqjes së planifikuar të SHBA mund të shërbejë si një fushë bashkëpunimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>