Joe Biden po planifikon të emërojë doktor Vivek Murthy dhe doktor David Kessler si bashkëkryesues të grupit të punës së koronavirusit që po fillon këtë javë.
Murthy ka shërbyer më parë si drejtues i Trupës së Mjekëve Ushtarak të SHBA-ve. David Kessler ka shërbyer më parë si komisoner i Administrimit të Ilaceve dhe Ushqimeve.
Lajmin e dha menaxherja e fushatës së presidentit të zgjedhur, Kate Bedingfield, në një intervistë në NBC, në emisionin “Meet the Press” të dielën.
Murthy dhe Kessler kanë qenë pjesë e një grupi ekspertësh dhe mjekësh që kanë informuar Biden mbi pandeminë për muajt gjatë gjithë fushatës.
Biden tha gjatë fjalimit të tij të fitores të shtunën në mbrëmje se ai do të zbulonte të hënën task forcën e plotë të Covid-19.