Bien rastet e shtrimeve dhe urgjencat në spitalet COVID, problematik rastet nga rrethet

Bien rastet e shtrimeve dhe urgjencat në spitalet COVID, problematik rastet nga rrethet

Spitalet COVID 1 dhe 2 në Tiranë kanë patur një rënie të numrit të shtrimeve javën e fundit. Nga 70 shtrime ditore, që numëroheshin në fund të muajit shkurt, tashmë numërohen rreth 30 shtrime.

Sipas një raportimi të BalkanWeb, rënia e shtrimeve reflektohet edhe në numrin e shtretërve të zënë, i cili ka rënë në 80% të kapacitetit.

Por, reduktimi i urgjencave duket se është shoqëruar nga një rritje të transferimeve të rasteve të rënda me shumë vonesë drejt Tiranës.

Përgjegjësia për trajtimin fillestar të këtyre rasteve bie mbi mjekët e familjes, spitalet rajonale dhe ato bashkiake.

Për më tepër së fundmi vërehet edhe rritja e vdekshmërisë në moshat e reja, që mendohet se lidhet me qarkullimin në muajt e parë të vitit 2021 të variantit britanik të COVID-19.

Prej fillimit të shkutit COVID-19 i ka marrë jetën 3 nënave të reja 22, 27, dhe 32 vjeç, pak ditë pasi kishin kryer lindje të parakohshme në spitalet COVID në Tiranë.

Ndërkohë burime të BalkanWeb bëjnë të ditur se në 2 spitalet COVID 1 dhe 2 ndodhen të shtruara edhe 3 gra të tjera shtatzëna.

Njëra prej tyre ndodhet në gjendje kritike e intubuar në spitalin infektiv. Dy rastet e tjera konsiderohen në gjendje të rëndë, por të stabilizuara dhe kanë kryer lindje të parakohshme.

Ndërkohë nuk janë publikuar nga institucionet shifra në lidhje me numrin e jetëve të humbura nga COVID-19 në spitalet private, ato rajonale, apo në kushte shtëpie.

Situata pandemike në javën e fundit 7-13 mars 2021
Numri i testeve: 22 192

Numri i infektimeve: 4 753.
Shkalla e pozitivitetit: 21,5% (1 në 4.66 teste pozitiv).
Numri vdekjeve në 7 ditët e fundit: 112.
Mesatarja: 16 fatalitete të raportuara në ditë.

Krahasuar me një javë më parë
Jetë të humbura: 143

Mesatarja ditore: 20.4.
Teste te kryera: 22 351
Raste pozitive: 5 730
Shkalla e pozitivitetit: 3.9 ose 25.7%.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>