Rastet e reja të koronavirusit ne SHBA kanë ranë me afërsisht 16% gjatë javës së kaluar. Kjo rënie është efekt i vaksinimit të popullsisë.
Më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit.
Sipas numrave, ShBA-të mesatarisht kanë 55,000 raste të reja në ditë gjatë javës së kaluar, në krahasim me 66,000 raste në ditë një javë më parë.
Numri i infeksioneve të reja ra në 26 shtete dhe u rrit vetëm në katër. Shteti i New York-ut dhe Michigan-it panë përmirësimet më të mëdha ku rastet e reja u ulën me rreth 30% në të dy shtetet.
SHBA kurrë nuk do të eleminojë plotësisht COVID-19, por nivelet e larta të vaksinimit dhe shkallët e ulëta të rasteve do ta ndihmojnë vendin të kthehet në normalitet më shpejt dhe gjithashtu do të ndihmojë në kufizimin e varianteve të reja të virusit do të paraqesin në vite te vish.