Bindja Demokratike kundërshtoi të shtunën pretendimin se logoja e saj është e njëjtë me atë të PD.
Gjatë seancës së sotme në KAS, përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj deklaroi se logo nuk përmban emrin sepse ai shkruhet në një vend tjetër në fletën e votimit.
Ai u shpreh se BD u rregjistrua në KQZ më herët se PD dhe kjo e fundit është një subjekt i ri zgjedhor.
“Bindja Demokratike u regjistrua më përpara në zgjedhje se PD dhe aleanca. PD dhe aleanca është një subjekt i ri zgjedhor, që është regjistruar sipas afateve të 25 prillit. Është një koalicion që ka edhe parti me të cilat nuk ka qënë kurrë më parë në koalicion.”
Më herët, PD i kërkoi KQZ-së të detyronte BD të ndryshonte logon pasi ngjasonte me atë të PD-së.