Bino: Në janar u rrit numri i viktimave dhe i të infektuarve me Covid

Nga Exit News
Bino: Në janar u rrit numri i viktimave dhe i të infektuarve me Covid

Drejtoresha e ISHP-së, Silva Bino deklaroi se gjatë janarit ka patur një rritje të të infektuarve dhe viktimave me Covid-19.

Gjatë një komunikimi me gazetarët të hënën, ajo u shpreh se me shuë gjasa, në këtë rritje, ka ndikuar moszbatimi i masave anti-Covid gjatë festave të fundvitit.

“Këtë javë ka pasur rritje të rasteve të rasteve. Incidenca javore është rritur në 209 raste për 100 mijë banorë, pasi më parë ishte nën 200,” u shpreh Bino.

Ajo tha se numri më i madh i rasteve me Covid-19 është në Tiranë, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri., por se vihet re ‘ rritje graduale në të gjitha bashkitë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>