Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se 500 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen në Korçë në dy ditë.
“Sot nisi vaksinimi për të gjithë Prefekturën e Korcçs. Do të vaksinohen mjekët, infermierët sanitaret, mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes. Në dy ditët e para në Korçë do vaksionohen rreth 500 bluza të bardha dhe në vazhdim do të ecet sipas planeve 5 ditore.”
Ajo shtoi se më pas do të fillohet me moshat mbi 80 vjeç dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.
Të shtunën do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë.
Procesi i vaksinimit do të kryhet në godinën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve.
Deri tani në Shqipëri rreth 11 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër COVID-19. Sipas ministres të vaksinuarit janë personel shëndetësor dhe të moshuar që banojnë në azile.
Shqipëria ka marrë aktualisht 17355 doza të vaksinës së Pfizer. Sipas kontratës me kompaninë, në fund të shkurtit duhet të ishin dorëzuar rreth 40 mijë doza por ky afat është shtyrë për në mars.
Kryeministri Rama ka premtuar të tjera doza nga vende ‘anonim’ të cilat nuk është bërë e ditur se kur do të vijnë.
Deri në fund të shkurtit sipas kryeministrit Rama do të vijnë gjithësej 40 mijë doza.