
Silva Bino, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka përgënjestruar deklaratën e Tritan Shehut se vaksina ruse është e skaduar dhe e pa certifikuar.
Bino sqaroi në një postim në Facebook se:
“Datat e paraqitura tek Vaksinat ndaj COVD-19 Coronavac 600U janë datat e prodhimit dhe paketimit. Për njërin lot është data 06/04/2021, ndërsa për lotin tjetër është data 04/ 04/ 2021. Ndërsa data e skadencës është 19/ 02/ 2022. Në kutinë ku paketohen flakonet data 13/ 01/ 2021 është data e aprovimit për përdorim emergjent në Turqi”.
Kandidati i PD-së për deputet në Gjirokastër, Shehu denoncoi të shtunën, se vaksinat kineze në vend janë të skaduara.