Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino sqaroi, të hënën, se lloji i ri i Covid-19 ka të njëjtën sjellje si virusi bazë.
Ky lloj i ri i Covid-19 është shfaqur ditët e fundit në Britaninë e Madhe.
Bino u shpreh:
“Sa i përket virusit të identifikuar nga autoritetet e Britanisë së Madhe dua të them se është identifikuar nga Angli dhe më pak në Wells. Është identifikuar në Danimarkë në Hollandë ka pasur raste.
Deri më tani nuk ka të dhëna që ai paraqet doza të rënda të sëmundjes. Nga të dhënat që kanë tani. Bëhet fjalë për 108 persona të cilat i kanë vlerësuar.”
Bino deklaroi se deri më tani nuk paraqiten të dhëna se ky lloj virusi është më i rëndë se i pari.
“Deri tani nuk vërehen të dhëna që ky virus të ketë shkaktuar riinfeksione të ketë një sjellje të ndryshme. Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë. Nuk kemi të dhëna.
Por ata kanë vendosur një sistem monitorimi në lidhje me irinfeksionet. Këto janë të dhëna që ne duhet ti marrim parasysh në lidhje me çështje te tjera”, tha Bino.