
Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino njoftoi se qytetarët do të njoftohen nga mjeku i familjes kur do të vaksionohen.
Në një intervistë për televizionin A2Cnn, Bino tregoi se shtator 2021 mund të nisë vaksinimi për grupet e tjera të popullsisë:
“Në bazë të dozave që kemi në dispozicion dhe planifikimeve, besojmë se në shtator mund të nisë vaksinimi për grupimet e tjera të popullatës”.
Të fundit do të vaksinohet qytetarët e moshës 18 deri në 64 vjec, pa sëmundje shoqëruese, shtoi Bino.
Ajo u shpreh se përmes kartës së vaksinimit qytetarët do të shmangin karantinën kur të shkojnë në vendet e tjera.