BioNTech paralajmëron shtetet: Mos shtyni mbi 3 javë dozën e dytë të vaksinës

Nga Exit News
BioNTech paralajmëron shtetet: Mos shtyni mbi 3 javë dozën e dytë të vaksinës

Kompania gjermane BioNTech, një prej prodhuesve të vaksinës bashkë me Pfizerin, ka paralajmëruar shtetet që të mos shtyjnë më tepër se 3 javë bërjen e dozës së dytë së vaksinave, pasi nuk ka të dhëna zyrtare se vaksina është e sigurtë dhe efektive nëse dozat bëhen mbi 3 javë larg njëra-tjetrës.

Kompania theksoi se se të dhënat e bëra publikë që tregojnë se vaksina e tyre siguron imunitet ndaj Covid-19 në nivelin 95 për qind, bazohen në dhënien e dy dozave me një diferencë kohore prej tri javësh.

“Siguria dhe efikasiteti i vaksinës nuk janë vlerësuar në afate të tjera dozimi”, theksoi BioNTech.

Reagimi i kompanisë vjen pas disa deklaratave nga vende të ndryshme se do të shtyjnë bërjen e dozës së dytë tek qytetarët pasi nuk kanë mjaftueshëm doza.

Për shembull, Britania e Madhe ka njoftuar se do të shtyjë me reth 12 javë bërjen e dozës së dytë të vaksinës, për shkak të mungesave të dozave dhe shpërhapjes së shpejtë të Covid-19 në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>