BIRN: Kompania boshnjake e interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë i pagoi €3,2 milionë kompanisë shqiptare offshore

Nga Exit News
BIRN: Kompania boshnjake e interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë i pagoi €3,2 milionë kompanisë shqiptare offshore

Kompania boshnjake me qendër në Sarajevë Energoinvest ka paguar 3.6 milionë euro një kompanie konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe nën pronësinë e shqiptarit, Vasil Kallupi, për tenderin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, në 2014.

Ky fakt u zbulua nga BIRN pas hetimit të dokuemntave të Pandorës, të bëra publike të dielën.

Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri, OST, firmosi një kontratë prej 29 milionë euro me kompaninë inxhinjerike boshnjake ‘Energoinvest’ për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016.

Vasil Kallupi është pronar i disa kompanive të konsulencës për ndërtimet në energji dhe në infrastrukturë me qendër në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Kompanitë e tij kanë ofruar konsulenca vetëm për projektet e tenderuara në Shqipëri nga vitit 2007 e deri më sot.

Energy Solutions Group, Al Energy Transmission DMCC, Al Energy Transmission Ltd, janë kompani konsulence për të njejtat projekte të tenderuara në Shqipëri, por me seli të ndryshme, në Maqedoninë e Veriut dhe në Emiratet e Bashkuara, sipas faqes së tyre të internetit.

Sipas faqes në internet, kompania Al Energy Transmission Ltd ka ofruar konsulencë për përgatitjen e projektit dhe dokumentat e tenderit për kompaninë boshnjake.

Ndërsa 3 kompanitë e tjera në pronësi të Kallupit, të regjistruara në Ohër nuk kanë faqe në internet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>