Bizneset në Shkodër takim me Bashën kërkojnë ndihmë serioze nga qeveria

Nga Exit News
Bizneset në Shkodër takim me Bashën kërkojnë ndihmë serioze nga qeveria

Bizneset në Shkodër deklaruan se nuk kanë patur ndihmë serioze nga qeveria gjatë pandemisë.

Gjatë një takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha ata u shprehën se shitjet kanë rënë me 50 përqind ndërsa fuqia punëtore po emigron.

Ata ngritën shqetësimin se kriza ekonimike ende nuk kanë filluar.

“Kemi probleme të mëdha me shitjet lokale dhe të eksportit. Shitjet kanë rënë me 50 përqind. Hoteleria në krizë, ndihma e pallogaritshme.”, u shprehën disa përfaqësues të biznesit.

Basha pohoi se PD propozoi që bizneseve t’i paguhet 200 mijë lek/muaj për çdo punonjës.

Ai tha se se për të nxjerrë vendin nga kriza duhet një qeveri funksionale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>