Bizneset preferojnë të shpenzojnë kursimet e tyre dhe të largojnë punonjësit nga puna përpara se të marrin një kredi me garanci sovrane.
Kështu i kanë treguar bizneset Këshillit të Investimeve në anketën e kryer mes muajve mars dhe maj 2020.
Gjetjet tregojnë se pavarësisht garancive sovrane të ofruara nga qeveria, bizneset preferojnë të përdorin kursimet e tyre ose të ulin kostot e biznesit për të vijuar punën.
Marrja e kredisë shihet nga ta si mundësi e tretë, vetëm nëse shpenzimi i kursimeve të mbledhura, largimi nga puna i punonjësve apo shkurtimi i prodhimit nuk janë të mjaftueshme.
Problemi kryesor i tyre gjatë kësaj periudhë ka qënë mungesa e likuiditetit dhe pamundësia për të paguar punonjësit.
Raporti tregon se 47% e bizneseve u mbyllën plotësisht gjatë periudhës së Covid-19 në Shqipëri.
Vetëm 33% e kompanive përdorën lejet e zakonshme të punonjësve ose punën nga shtëpia gjatë karantinës, ndërkohë që pjesa tjetër larguan punonjësit nga puna (67% e ndwrmarrjeve të mëdha).