Tregtarët dhe pronarët e biznesit të vogël dorëzuan sot në gjykatë, një padi kundër Bashkisë Tiranë, për taksat vendore.
Ata kërkojnë shfyqizimin e vendimit të Bashkisë që shumëfishon taksat për zëniën e hapësirave publike.
Sipërmarrësit kanë organizuar dhe takime me Kryebashkiakun Veliaj, por në to nuk u arrit dakordësia për uljen apo heqjen e taksave.