Bllokohen 50 emigrantë në Kapshticë

Nga Exit News
Bllokohen 50 emigrantë në Kapshticë

Rreth 50 emigrantë shqiptarë janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi kanë pasur probleme me formularin e Covid-19.

Sipas rregullave të vëna nga qeveria greke, çdo person që hyn në Greqi duhet të ketë plotësuar më parë një formular online për të regjistruar gjithë të dhënat personale dhe të udhëtimit. Pas plotësimit të formularit, udhëtari merr në e-mail një fletë më nje barkod unik, i cili skanohet në pikë kufitare.

Problemi për 50 emigrantët ka qenës se agjencitë e udhëtimit, tek të cilat kanë prerë biletat, nuk i kanë pajisur me barkode unike, por me vetëm një barkod për familje.

Kjo situatë ka shkaktuar probleme në doganën greke, e cila nuk pranon të lejojë qytetarët që të kalojnë kufirin.

Ndërkohë emigrantët shprehen të shqetësuar se nëse nuk lejohet të kalojnë brenda disa orësh, atëherë atyre do t’i skadojë afati i testeve të Covid-19, i cili sipas rregullave duhet të jetë i 72 orëve të fundit.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur këtë situatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>