Kryqëzimi Hadroi – Gjegjan – Mirditë do të jetë i bllokuar duke nisur nga e hëna si pasojë e motit të keq, njoftoi të dielën Bashkia e Pukës.
Bashkia e Pukës ndërhyrë për evitimin e rrezikut.
Ky kryqëzim do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.
Në njoftimin e Bashkisë Pukë thuhet:
“Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirëkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënia e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore”.
Më tej bashkia ka thënë se kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë për shkak se segmenti është në inventarin e ARRSH.
Në njoftim thuhet së ndërhyra e bashkisë është bërë pasi ka pasur ankesa na banorët.