Rrëshqitja e dheut ka bllokuar totalisht qarkullimin në aksin rrugor Elbasan – Gramsh. Masivi i dheut ra në zonën e njohur si ish magazinat e Rezervave të Shtetit.
Policia njoftoi se po punohet për pastrimin e rrugës dhe rifillimin e qarkullimit, por për shkak të reshjeve, mund të ketë dhe rrëshqitje të tjera dherash.
Situata në aksin rrugor Elbasan – Gramsh është kritike pasi më herët u shemb një urë si pasojë e fryrjes së përrenjve nga reshjet e dendura.