Boci sqaron incidentin me Gjergj Lucën në Elbasan

Nga Exit News
Boci sqaron incidentin me Gjergj Lucën në Elbasan

Luciano Boci, kandidati i PD-së për deputet në Elbasan akuzoi biznesmenin Gjergj luca se ka manipuluar videon e transmetuar në media.

“Videos së transmetuar i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër deputetit Luciano Boçi. Ky moment është manipuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes”, u shpreh Boci në një deklaratë për median, të premten.

Ai tregoi se i ka kërkuan Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) të hetojë nëse prokuroria e Elbasanit i ka nxjerr këto prova:

“Ftoj inspektorin e Lartë të Dretësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes, dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik të këtyre provave”.

Boci gjithashtu mohoi akuzën e Lucës se i ka marër telefonin duke u shprehur se: “Gjergj Lluca ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij”.

Të enjten, në një lokal në Labinot të Elbasanit, Luciano boci dhe Gjergj Luca u përplasën me njëri-tjetrin. Më pas të dy ju drejtuan prokurorisë për padi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>