
Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi i Vetëvendosjes deklaroi se vëzhguesit e tij janë në çdo qendër dhe “nuk do të lejojnë manipulimin apo vjedhjen e votës”.
“Integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur”, tha Abazi përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se e vërteta nuk është nëpër exit poll, por brenda kutive të votimit.
“ Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”, tha Abazi.