Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se e shihte kërkesën për referendum mbi pavarësinë e Skocisë si “të pamatur” dhe “të papërgjegjshme” në rrethanat aktuale, sipas raportimit të Reuters.
“Mendoj se shumica e njerëzve në Skoci, shumica e njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, mendojnë se …, ndërsa jemi duke u dal në krye të një pandemie së bashku, kjo nuk është koha për të pasur një referendumi të dytë të pamatur, dhe mendoj, të papërgjegjshëm,” u shpreh Johnson për mediat.
Komenti erdhi pas deklaratës së Ministres të Parë Skoceze, Nicola Sturgeon, e cila ka premtuar se nëse Partia Kombëtare Skoceze fiton zgjedhjet, ata do të kërkojnë një referendum të dytë për pavarësinë e vendit.
Referendumi i parë u mbajt në 2014, kur skocezët votuan në raportin 55% kundër 45% për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Votuesit në Angli, Skoci dhe Uells shkojnë drejt votimeve të enjten në një sërë zgjedhjesh të ndryshme.
Mes të tjerash, votohet për parlamentin skocez dhe për një vend në Westminster, që mendohet do të përcaktojnë peisazhin e ardhshëm politik të Britanisë.