Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, kërkuan hetimin e plotë të të gjitha rasteve të denoncuara për blerje votash.
“Çdo parregullsi e dyshuar duhet të sillet menjehërë në vemendjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe raste duhet të hetohen poloitësisht përfshirë edhe blerjen e votave”, theksohet në deklaratën e BE-së.
Borrell deh Varhelyi i bëri thirrje partive të vazhdojnë numërimin dhe të pranojnë rezultatin:
“Vëzhguesit kanë raportuar shqetësime të lidhura për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe posteve shtetërore nga partia në puhstet dhe figura të tjera publike.
Ne inkurajojmë të gjitha partitë e përfshira në numërim të vazhdojnë në mënyrë të rrjedhshme dhe në zbatim me proceduart e vendosura.
Të gjitha partitë tani duhet të sigurojnë funksionimi efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit, si rezultat i këtyre zgjedhjeve.
Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur principet demokratike në respektimin e rezultateve të zgjedhjeve”.
Deklaratën e plotë e lexoni këtu.