Bosnje, Dorhiqet kreu i trupës më të lartë gjyqsore, pas akuzave për korrupsion

Nga Exit News
Bosnje, Dorhiqet kreu i trupës më të lartë gjyqsore, pas akuzave për korrupsion

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor në Bosnje, Milan Tegeltija ka dhënë dorëheqjen pas presionit të ushtruar nga opinioni publik dhe ai ndërkombëtar lidhur me akuzat për korrupsion.

Tegeltija njoftoi dorëheqjen publikisht, pasi sipas tij i mungon garancia për sigurinë e jetës në kryeqytetin boshnjak.

Tegeltija mohoi akuzat për korrupsion dhe pretendoi se një operacion i inteligjencës së shtetit, ka synuar diskretitimin e tij. Ai akuzon partinë më të madhe në Bosnje, Partinë për Aksion Demokratik, si të përfshirë në “presionin politik dhe mediatik” ndaj tij.

Në muajin nëntor mediat publikuan regjistrime audio ku pretendohej se Tegeltija diskutonte emërimin e paligjshëm të motrës së një ish anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në postin e gjyqtares.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>