Bota pret Viti e Ri pa festime, anulohen festat e shfaqjet me fizhekzjarre

Nga Exit News
Bota pret Viti e Ri pa festime, anulohen festat e shfaqjet me fizhekzjarre

Miliona njerëz në të gjithë botën po presin Vitin e Ri si asknjëherë më parë – me bllokime e kufizime në dhjetëra vende, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Nata e Vitit të Ri shënon një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë përmendi për herë të parë një pneumoni misterioze e cila po përhapej në Kinë – më vonë e identifikuar si Covid-19. Përgjatë gjithë vitit 2020 Covid-19 vrau më shumë se 1.8 milion njerëz dhe shkatërroi rëndë ekonominë globale.

Shfaqjet me fishekzjarre dhe mbledhjet e tjera publike janë anuluar nga Sidnei në Neë York.

Në Francë, një ndër vendet me kufizimet më të shumta, janë ndaluar të gjitha festimet publike. Qeveria ka angazhuar rreth 100 mijë policë për siguruar zbatimin e rregullave nga qytetarët.

Në Angli – ku lloji i ri i koronavirusit po përhapet shpejt dhe 20 milion njerëz në rajonet më të prekura janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi – Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u bëri thirrje njerëzve të zbatonit rregullat e kufizimet.

Në Kinë, shfaqja vjetore e dritave të Vitit të Ri në kryeqytetin Pekin është anuluar.

Japonia ka anuluar një ngjarje tradicionale të Vitit të Ri në të cilën Perandori Naruhito dhe anëtarët e tjerë të familjes perandorake përshëndesin njerëzit.

Në Indi, Delhi dhe disa qytete të tjera kanë vendosur karantinë natën dhe kufizime të tjera për të parandaluar tubimet e mëdha të Vitit të Ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>