Ligji për ndryshimin e proçedurave tatimore, që njihet ndryshe dhe si ligji i gjobave ndaj biznesit, hyn në fuqi në datën 29 janar. Ai u botua sot në fletoren zyrtare.
Ai parashikon gjoba deri ne 10 milionë lekë dhe burgim deri në pesë vjet burg për moslëshim të kuponit tatimor, kontrabandë, mungesës së kasës, mosregjistrim të biznesit apo shkeljeve të tjera fiskale.
Ky ligj u miratua nga Kuvendi, pavarsisht kundërshtimeve dhe protestave të sipërmarrësve.