Ligji për gjobat ndaj biznesit hyn në fuqi në 29 janar

Ligji për ndryshimin e proçedurave tatimore, që njihet ndryshe dhe si ligji i gjobave ndaj biznesit, hyn në fuqi në datën 29 janar. Ai u botua sot në fletoren zyrtare.

Ai parashikon gjoba deri ne 10 milionë lekë dhe burgim deri në pesë vjet burg për moslëshim të kuponit tatimor, kontrabandë, mungesës së kasës, mosregjistrim të biznesit apo shkeljeve të tjera fiskale.

Ky ligj u miratua nga Kuvendi, pavarsisht kundërshtimeve dhe protestave të sipërmarrësve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>