Zëvendëskryeministri Erion Braçe kritikoi, të hënën, qytetarët për thyerjen e masave anticovid gjatë festave të fundvitit.
Ai theksoi se rreziku nga koronavorusi nuk është larguar me ardhjen e vitit 2021.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar:
“Boll u sollëm sikur nuk ka ndodhur asgjë! 1199 nder ta, nder ne qe u shuan prej koronavirusit, janë dëshmia me e forte se asgjë nuk ka mbaruar e se jemi ne problemi! Egoizmi ynë deri ne papërgjegjshmëri ekstreme”.
Ai tha se ne qëndruam hapur dhe mbeti jashtë vetëm jeta e natës. Pos sipas tij “e gjitha shfrytëzohet keq”.
Më tej ai shkruan:
“Ndërkohe qe kishte e ka nje prioritet. Hapur per pune e punen, shkollat!
Mbyllur per festat por sfiduar keq nga paligjshmeria e papergjegjshmeria e nje pakice qe i ka dhene statusin vetes te bej si i teket dhe tekat ti kthej ne qef”.