Braçe kritika qytetarëve: Rreziku nga COVID-19 nuk iku me 2020-ën

Nga Exit News
Braçe kritika qytetarëve: Rreziku nga COVID-19 nuk iku me 2020-ën

Zëvendëskryeministri Erion Braçe kritikoi, të hënën, qytetarët për thyerjen e masave anticovid gjatë festave të fundvitit.

Ai theksoi se rreziku nga koronavorusi nuk është larguar me ardhjen e vitit 2021.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar:

“Boll u sollëm sikur nuk ka ndodhur asgjë! 1199 nder ta, nder ne qe u shuan prej koronavirusit, janë dëshmia me e forte se asgjë nuk ka mbaruar e se jemi ne problemi! Egoizmi ynë deri ne papërgjegjshmëri ekstreme”.

Ai tha se ne qëndruam hapur dhe mbeti jashtë vetëm jeta e natës. Pos sipas tij  “e gjitha shfrytëzohet keq”.

Më tej ai shkruan:

“Ndërkohe qe kishte e ka nje prioritet. Hapur per pune e punen, shkollat!
Mbyllur per festat por sfiduar keq nga paligjshmeria e papergjegjshmeria e nje pakice qe i ka dhene statusin vetes te bej si i teket dhe tekat ti kthej ne qef”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>