Brataj: Do kemi rritje të infektuarve në maj, qershori do jetë pa kufizime

Nga Exit News
Brataj: Do kemi rritje të infektuarve në maj, qershori do jetë pa kufizime

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se gjatë muajit maj do të ketë rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19, për shkak të fushatës zgjedhore.

Gjatë një interviste për Report TV, Brataj u shpreh: “Në fillim të majit do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo me ato përmasa që kemi parë deri tani. Janë 140 fshatra dhe qytete, kishim 105 para 20 ditësh, ka shkuar virusi është përhapur dhe në këto zona dhe besoj se ky muaj është muaji ku të gjitha partitë politik po paraqiten në të gjitha këto zona”

Brataj tha se deri më tani janë vaksinuar 8.2 përqind e popullsisë, ndërsa procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta.

Jemi drejt rrugës së duhur, vaksinimi ishte drita jeshile në fund të tunelit dhe jemi në dalje të tunelit. Jemi një ndër vendet e para, ku 8.2% e popullsisë është vaksinuar. Mendoj se jemi në fazën e fundit të pandemisë”

I pyetur për lehtësim të kufizimeve gjatë muajit të Ramazanit, Brataj tha do të vlerësohen nga Komiteti, por theksoi se në qershor nuk do të ketë kufizime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>