
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se ka patur një ulje të numrit të telefonatave të qytetarëve.
Gjatë një konferencë për shtyp të Komitetit Teknik, Brataj u shpreh se nga 2500 telefonata janë ulur në 2300 telefonata.
“Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital, nga 44 që ishte në janar, duke u rritur deri në 100 shtrime, duke arritur maksimumin më datën 15 shkurt 140.”
Në lidhje me shtrimet në spital, Brataj u shpreh se hapja e spitaleve rajonale ka ndihmuar në përmirësimin e situatës.