
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj deklaroi se gjatë muajit maj do të ketë rritje të rasteve me Covid-19.
Brataj në emisionin Real Story tha se kjo rritje vjen si pasojë e fushatës elektorale.
“15-20 maj presim rritje fiziologjike të asaj ça ka ndodhur. Kjo përkon me fillimin e fushatës.”
Brataj shtoi se numri testimeve është ulur pasi dhe qytetarët nuk kërkojnë. Ai shtoi se gjatë këtij sezoni po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore.