Brazili, rekord të ri infektimesh ditore

Brazili, rekord të ri infektimesh ditore

Brazili regjistroi të mërkurën një rekord ditor prej 115 228 rastesh të reja brenda 24 orëve, sipas një raportimi të Reuters që citon Ministrinë braziliane të Shëndetësisë.

Lajmi vjen pasi vendi raportoi gjatë fundjavës numrin më të lartë të vdekjeve në botë, me mbi 500 mijë jetë të humbura.

Ndonëse shifra të larta ka regjistruar edhe SHBA-ja, me fushatën e vaksinimit, situata infektive është përmirësuar.

Por, e kundërta ka ndodhur në Brazil, i cili ka vaksinuar vetëm 12% të popullsisë së tij, që ka çuar në përhapje të gjerë të virusit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Reuters, mesatarja shtatë-ditore e Brazilit për rastet dhe vdekjet e reja të koronavirusit është tani më e larta në botë, duke kaluar edhe Indinë.

Qeveria e Presidentit Jair Bolsonaro është nën hetim për vonesat dhe abuzimin e mundshëm në sigurimin e vaksinave, pasi nuk iu përgjigj ofertave të hershme nga Pfizer vitin e kaluar.

Në vend të kësaj, qeveria nënshkroi një marrëveshje për furnizimin e një vaksine të shtrenjtë, të prodhuar në India Bharat Biotech.

Shifrat e larta të infektimeve dhe masat e qeverisë, përfshirë edhe blerjen e fundit të vaksinave, kanë shkaktuar protesta kundër presidentit Bolsonaro në të gjithë vendin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>