
Pavarësisht reklamës qeveritare për përmirësimin e kushteve në bregdetin shqiptar, situata në bregdet vazhdon të jetë e njëjtë: çdo vit, pushues humbin jetën si pasojë e mungesës së kullave të vrojtimit dhe vendosja e rojeve bregdetare.
Në plazhin e Durrësit, një prej më të frekuentuarve në vend, një 20-vjeçar u mbyt dje.
Pak ditë më parë një 22-vjeçar u mbyt në një tjetër prej plazheve më të frekuentuar, në Gjirin e Lalëzit.
Në vitin 2014 Agjencia Kombëtare e Bregdetit trajnoi dhe certifikoi 41 studentë të Akademisë së Sporteve si roje bregdetare.
Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, një kullë vrojtimi duhet të jetë e pranishme për çdo pesë plazhe private. Por deri më tani, kur sezoni turistik ka nisur, plazhet e vendit, nuk ofrojnë asnjë siguri për pushuesit.