Britani e Madhe, 800 të arrestuar pas ndërhyrjes në rrjetin e komunikimit të tyre

Nga Exit News
Britani e Madhe, 800 të arrestuar pas ndërhyrjes në rrjetin e komunikimit të tyre

Qeveria britanike ka arrestuar rreth 800 persona, pjesë të një organizatë kriminale e cila operonte në Europë dhe merrej me trafik ndërkombëtar droge.

Operacioni për arrestimin e të gjithë personave zgjati rreth 3 muaj, ku u sekuestruan më shumë se 2 tonë drogë, qindra armë dhe 54 milionë paund cash.

Organizata operonte nëpërmjet një aplikacioni të quajtur EncroChat, një aplikacion i prodhuar në Francë dhe me një sistem të lartë sigurie. Ky aplikacion mundësonte fshirjen automatike të mesazheve pas një kohe të shkurtër.

EncroChat shiste telefona të koduar duke garantuar anonimitet, me një sërë karakteristikash speciale për të hequr informacionin identifikues. Vetë telefonat kushtojnë afro 900 paund secila, dhe pjesmarrja kushtonte 1.350 paund për gjashtë muaj.

Të dhënat e agjensisë britanike tregonin se rreth 60,000 njerëz, ndër të cilët 10,000 britanikë, ishin përdorues të këtij aplikacioni.

Në mars të 2020 policia britanike në bashkëpunim me EUROPOL, policinë franceze dhe hollandeze arritën të ndërhynin në serverin e këtij aplikacioni dhe të merrnin të dhëna.

Sipas Agjensisë Britanike për Kriminalitetin, ky është një nga operacionet më të mëdha dhe më domethënës në luftën ndaj krimit të organizuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>