Mbretëria e Bashkuar dëboi tre qytetarë kinezë gjatë vitit 2020 pasi zbuloi se ata ishin agjentë spiunazhi pavarësisht se qëndronin në Britani me viza gazetarësh, raporton The Telegraph.
Raporti citon një burim të qeverisë britanike i cili thotë se tre oficerë të inteligjencës për Ministrinë e Sigurimit të Shtetit të Kinës pretendonin se punonin për tre agjenci të ndryshme mediatike kineze.
“Identitetet e tyre të vërteta u zbuluan nga MI5 dhe ata që atëherë janë detyruar të kthehen në Kinë”, shkruan raporti, duke iu referuar shërbimeve të brendshme të sigurimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Të enjten rregullatori i medias britanike revokoi një licencë televizive kineze pasi arriti në përfundimin se linja editoriale e tij komandohej nga Partia Komuniste Kineze.