Britania dënon shkeljen e të drejtave të ujgurëve, Kina sanksionon politikan e biznese briktanike

Nga Exit News
Britania dënon shkeljen e të drejtave të ujgurëve, Kina sanksionon politikan e biznese briktanike

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Perëndimit po acarohen shpejt, veçanërisht ndërsa Pekini kundërshton me forcë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanada për shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj myslimanëve Ujgurë në Xinjiang.

Kina sanksionoi katër njësi dhe nëntë individë britanik si përgjigje, duke përfshirë ligjvënës si ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore Iain Duncan Smith dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Partisë Konservatore, që “përhapën me keqdashje gënjeshtra dhe dezinformata.

Individët e shënjestruar dhe familjes së tyre të ngushtë u ndalohet hyrja në territorin kinez, tha ministria e jashtme kineze, duke shtuar se shtetasit dhe institucionet kineze do të ndalohen të bëjnë biznes me ta.

Edhe marka britanike luksoze, Burberry, ditët e fundit është goditur reagimi kinez për akuzat e Perëndimit për abuzime në Xinjiang.

Britania e dënoi masën si përpjekje të Pekinit për të mbytur kritikat, me Kryeministrin Boris Johnson që tha se qëndron në solidaritet me të prekurit.

Ndërsa ministri i Jashtëm Dominic Raab, tha se ai do të thërriste ambasadorin e Kinës në Londër.

Ata që sanksionohen “po kryejnë një rol jetësor duke ndriçuar një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut që po kryhen kundër myslimanëve ujgur“, shkroi Johnson në Tëitter.

Ligjvënësi Duncan Smith tha se ai i quan  sanksionet një “distinktiv nderi“.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>