Britania do të kërkojë pasaport vaksinimi në klube dhe evente, po konsideron vaksinimin e fëmijëve

Nga Exit News
Britania do të kërkojë pasaport vaksinimi në klube dhe evente, po konsideron vaksinimin e fëmijëve

Muajin që vjen Britania e Madhe do të kërkojë pasaportën e vaksinimit për t’u futur në klubet e natës apo eventet e mëdha, që sjellin grumbullim njerëzish.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Vaksinave, Nadhim Zahawi, i cili në një intervistë për Sky News tha se masa do të zbatohej pas vaksinimit të gjithë popullsisë mbi 18 vjeç në vend, që duhet të përfundonte deri në fund  të muajit.

“Gjëja më e mirë për të bërë është të punoni me industrinë për t’u siguruar që ato mund të hapen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme në një afat të gjatë, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të kontrolloni statusin e vaksinës,” u shpreh Zahawi.

Vendimi ka hasur kritikat e ekspertëve, avokatëve dhe biznesee, të cilët e konsiderojnë si masë ndarëse dhe që do të sjell diskriminim.

Zahawi po ashtu foli për vaksinimin e fëmijëve nën 16 vjeç, masë e cila ende po konsiderohet. Ai tha se nëse vendoset vaksinimi i kësaj grupmoshe, janë prindrit që do të pyeten. Përjashtim do të përbëjnë ato raste kur adoleshtët nuk bien dakord me prindrit dhe konsiderohen të aftë ta marrin vetë vendimin. Në këto raste, do të merret parasysh preferenca e fëmijët.

Zahawi nuk u zgjerua shumë në këtë pikë, por ekspertët në vend kanë argumentuar kundër vaksnimit të fëmijëve pasi doza ofron pak benefite shëndetësore për to, ndërkohë që ato e trasmetojnë virusin normalisht edhe të vaksinuar.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>